Me rastin e Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, nxënësit e vitit të 3-të të Infermierisë në Kolegjin «Frymë Dashurie» morën një iniciativë të mrekullueshme!
Përgatitën me shumë dashuri lule rozë e fletëpalosje informuese dhe dolën në komunitet.Vizituan shkollën 9-vjeçare të Mesopotamit, postën dhe bashkinë, duke çuar mesazhin jetik:Diagnoza e hershme shpëton jetë!
Dëshirojmë t'u shprehim një «FALEMINDERIT» të madh dhe përgëzime të përzemërta nxënësve tanë për përkushtimin dhe energjinë e tyre. Na mbushni me krenari!
Falenderojmë gjithashtu komunitetin për mbështetjen e ngrohtë.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit



