Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në shkollën tonë Gjimnazin “Eliniki Pedia” nga Athina!
Në një atmosferë mikpritjeje të ngrohtë:
Shkëmbyem dhurata simbolike.
Dhamë më të mirën tonë në fushë gjatë një ndeshjeje miqësore volejbolli. Dhe në fund, e mbyllëm vizitën në mënyrën më të bukur, duke kërcyer të gjithë së bashku valle tradicionale!
“Arsimi nuk janë vetëm librat, janë njerëzit dhe lidhjet që krijojmë.”
Falënderojmë përzemërsisht Gjimnazin “Eliniki Pedia” për vizitën dhe shoqërinë e mrekullueshme. “Gjithmonë të mirëpritur!”





