Përhapja e projektit e-Twinning “Shkolla pa duhan!”

Përhapja e projektit e-Twinning “Shkolla pa duhan!”

 

Me shumë kënaqësi, shkolla jonë mirëpriti të enjten, më 12/3/2026, mësues dhe nxënës nga shkollat nëntëvjeçare e Finiqit dhe e Mesopotamit , në kuadër të aktiviteteve për shpërndarjen e programit evropian eTwinning me titull “SMOKE FREE SCHOOLS!”.

Projekti realizohet nga nxënësit e klasës së dytë të Gjimnazit të Përgjithshëm dhe të klasës së tretë të Degës së Infermierisë, në bashkëpunim me katër shkolla evropiane: nga Qipro (Likio Giannaki Talioti Geroskipou), nga Çekia (Prak) dhe nga Greqia (General High School of Pamfila), (9th Junior High School of Nikaia).

Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i aktiviteteve të projektit, i cili fokusohet në informimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve mbi pasojat e pirjes së duhanit dhe në promovimin e një stili jetese të shëndetshëm pa duhan. Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet që janë realizuar në kuadër të projektit.

Nxënësit patën mundësinë të reflektojnë, të shkëmbejnë mendime dhe të diskutojnë për rëndësinë e parandalimit, duke arritur në përfundime mbi qëndrimet dhe sjelljet e përgjegjshme ndaj shëndetit të tyre dhe ndaj mjedisit.

Vizita u përmbyll në një atmosferë shumë pozitive, duke forcuar përhapjen e praktikave të mira të projektit dhe duke konfirmuar rëndësinë e komunikimit ndërmjet komuniteteve shkollore për promovimin e qëllimeve të përbashkëta arsimore.

Shkolla jonë vazhdon të mbështesë në mënyrë aktive aktivitete dhe programe që kultivojnë te nxënësit vlera, aftësi dhe qëndrime jetësore që kontribuojnë në një mjedis shkollor të shëndetshëm dhe të sigurt.