Dita e Veres

Dita e Veres

Me rastin e Ditës së Verës, nxënësit e klasës së Parë të Shkollës së Mesme prezantuan me shumë gëzim dhe entuziazëm një program të bukur dhe krijues kushtuar kësaj feste dhe traditave me të cilat ajo festohet në Shqipëri.
Fëmijët, me shumë përkushtim dhe imagjinatë, përgatitën dhe realizuan dekorime të ndryshme që zbukuruan ambientin dhe krijuan një atmosferë festive. Ata prezantuan zakonet dhe traditat e kësaj dite, duke shpjeguar rëndësinë dhe simbolikën që shoqëron këtë festë të bukur të pranverës.
Gjatë aktivitetit, nxënësit recituan poezi dhe ndanë momente të bukura krijimtarie dhe bashkëpunimi. Një moment i veçantë ishte përgatitja e “veroreve” tradicionale, të cilat fëmijët i realizuan dhe i shkëmbyen mes tyre, duke simbolizuar ardhjen e pranverës, miqësinë dhe optimizmin. Gjithashtu, ata ndanë mes tyre edhe ëmbëlsirën tradicionale të kësaj dite, ballokumen, duke ruajtur kështu edhe një traditë të bukur të festës.
Ky aktivitet ishte një përvojë e veçantë për të gjithë, duke e mbushur shkollën tonë me ngjyra, buzëqeshje dhe energji pozitive. Përgëzime për të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen, krijimtarinë dhe gëzimin që na dhuruan!