Arsimi dhe Qëndrueshmëria: Studentët tanë në EduECO4Youth 2025-2026

Arsimi dhe Qëndrueshmëria: Studentët tanë në EduECO4Youth 2025-2026
Ditën e djeshme, nxënësit e shkollës sonë vizituan Kolegjin Universitar “Logos” për të marr pjesë në dy aktivitetet kryesore kombëtare të EduECO4Rinia 2025-2026. Një grup i tyre mori pjesë në Garën e Argumentimit dhe grupi tjetër në Panairin e Ideve të Qëndrueshme. Ata hodhën argumenta të ndryshme për temat e kerkuara dhe ide për zhvillime të ndryshme ekologjike. Shkëmbyen eksperiencat e tyre dhe gjithashtu morën ide te ndryshme rreth temës: “A duhet shteti dhe institucionet financiare të mbështesin dhe lehtësojnë financimin e bizneseve blu dhe të gjelbra, për të nxitur edukimin e konsumatorëve të përgjegjshëm drejt BE?”