Me rastin e Ditës Botërore të Muzeve, nxënësit dhe mësuesit e shkollës sonë patën mundësinë të zhvillonin një vizitë të veçantë edukative në sitin emblematik arkeologjik të Butrintit.
Në një mjedis unik ku historia gërshetohet me bukurinë natyrore të pakrahasueshme, ne u bëmë pjesë e një shëtitjeje nëpër monumentet antike, teatrin, kalonë dhe muzeun, duke zbuluar sekretet dhe qytetërimet shekullore që kanë lënë gjurmët e tyre në këtë thesar të mbrojtur nga UNESCO.
Muzeumet dhe sitet arkeologjike nuk janë thjesht roje të së kaluarës, por hapësira të gjalla kuadër të të nxënit, frymëzimit dhe krijimtarisë. Ekskursioni ynë i sotëm i mbushi nxënësit tanë me imazhe të reja, njohuri dhe, mbi të gjitha, me respekt ndaj trashëgimisë sonë kulturore.
Gjatë vizitës sonë edukative, nxënëset e Klubit të Fotografisë kapën imazhe unike nga monumentet historike dhe peizazhet mbresëlënëse të sitit arkeologjik.
Përmes lëndes së tyre, ato nxorën në pah bukurinë, historinë dhe vlerat kulturore të Butrintit, duke shfaqur talentin dhe krijimtarinë e tyre në artin e fotografisë.
Kjo përvojë ishte një ndërthurje e bukur e të mësuarit, artit dhe dashurisë për fotografinë.
Një bravo e madhe për fëmijët tanë për interesimin dhe praninë e tyre të shkëlqyer!











