Fillimi i Programit Evropian eTwinning: «Green Europe 2040: from vision to action»

Fillimi i Programit Evropian eTwinning: «Green Europe 2040: from vision to action»
Me kënaqësi të veçantë njoftojmë fillimin e programit evropian eTwinning «Green Europe 2040: from vision to action» për vitin shkollor 2026–2027.
​Programi bazohet në pyetjen kyçe: «A mund ta bëjmë Evropën më të gjelbër deri në vitin 2040?», duke u fokusuar në mënyrën se si zgjedhjet tona të sotme formësojnë një të ardhme evropiane më të qëndrueshme dhe më miqësore ndaj mjedisit.
​Në këtë projekt bashkëpunojnë nxënës dhe mësues nga katër shtete (Greqia, Shqipëria, Qiproja dhe Çekia) dhe konkretisht nga shkollat e mëposhtme: Liceu i Përgjithshëm i Pamfila-s (Greqi), Právní akademie Liberec (Çeki), Kolegji «Fryma e Dashurisë» në Mesopotam (Shqipëri), Gjimnazi i 9-të i Nikaia-s (Greqi), Liceu «Agios Neofytos» i Pafosit (Qipro).
​Nxënësit do të bashkëpunojnë, do të shkëmbejnë ide dhe do të hulumtojnë sfidat mjedisore bashkëkohore, si:
​Ndryshimi klimatik dhe ndotja e mjedisit
​Menaxhimi i mbetjeve dhe konsumi i qëndrueshëm i energjisë
​Humbja e biodiversitetit
​Transporti i gjelbër dhe lëvizshmëria e qëndrueshme
​Përmes hulumtimeve, pyetësorëve, krijimit të materialit digjital dhe skenarëve të zhvillimit të ardhshëm, si dhe përmes zbatimit të qasjes ndërdisiplinore STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art, Matematikë), nxënësit do të zhvillojnë zgjidhje kreative dhe inovative për probleme reale mjedisore. Ata do të imagjinojnë Evropën e vitit 2040 dhe do të hartojnë propozimet e tyre për qytete të qëndrueshme, energji të pastër dhe një mënyrë jetese më ekuilibruar me natyrën. Gjithashtu, shkëmbimi gjuhësor do të përdoret si një mjet për nxënien bashkëpunuese përmes aktiviteve përvojësore dhe krijuese.
​Përpjekja e nxënësve do të kulmojë me krijimin e një produkti të përbashkët digjital dhe me hartimin e një «Manifesti të Gjelbër» (Green Manifesto), në të cilin nxënësit do të paraqesin propozimet dhe vizionin e tyre për një Evropë të gjelbër.
​Organizimin, udhëzimin dhe koordinimin e këtij aksioni e kanë mësuesit: Ollga Zhonga, Eleni Naumi, Hristos Bicis