Make-A-Wish (Bëj një dëshirë)!

Make-A-Wish (Bëj një dëshirë)!
Μe shumë gëzim dhe emocion, nxënësit e shkollës sonë marrin pjesë këtë vit në konkursin mbarëkombëtar të vizatimit “Ylli i Dëshirës” nga Make-A-Wish (Bëj një Dëshirë Greqi)!
Me “armët” e tyre – penelat, ngjyrat dhe imagjinatën e pashtershme – fëmijët dërguan mesazhin e tyre të dashurisë dhe solidaritetit. Përmes krijimtarisë, ne mësojmë në praktikë vlerën e ndihmës dhe të dhurimit, duke mbështetur fëmijët që po përballen me vështirësi dhe duke ndihmuar që dëshirat e tyre më të thella të bëhen realitet.
Urime artistëve tanë të vegjël, të cilët tregojnë se arti mund ta bëjë botën tonë pak më të ndritshme!