Dita Botërore e Muzeve

Dita Botërore e Muzeve
Me rastin e Ditës Botërore të Muzeve, nxënësit dhe mësuesit e shkollës sonë patën mundësinë të zhvillonin një vizitë të veçantë edukative në sitin emblematik arkeologjik të Butrintit.
​Në një mjedis unik ku historia gërshetohet me bukurinë natyrore të pakrahasueshme, ne u bëmë pjesë e një shëtitjeje nëpër monumentet antike, teatrin, kalonë dhe muzeun, duke zbuluar sekretet dhe qytetërimet shekullore që kanë lënë gjurmët e tyre në këtë thesar të mbrojtur nga UNESCO.
​Muzeumet dhe sitet arkeologjike nuk janë thjesht roje të së kaluarës, por hapësira të gjalla kuadër të të nxënit, frymëzimit dhe krijimtarisë. Ekskursioni ynë i sotëm i mbushi nxënësit tanë me imazhe të reja, njohuri dhe, mbi të gjitha, me respekt ndaj trashëgimisë sonë kulturore.
​Gjatë vizitës sonë edukative, nxënëset e Klubit të Fotografisë kapën imazhe unike nga monumentet historike dhe peizazhet mbresëlënëse të sitit arkeologjik.
​Përmes lëndes së tyre, ato nxorën në pah bukurinë, historinë dhe vlerat kulturore të Butrintit, duke shfaqur talentin dhe krijimtarinë e tyre në artin e fotografisë.
​Kjo përvojë ishte një ndërthurje e bukur e të mësuarit, artit dhe dashurisë për fotografinë.
​Një bravo e madhe për fëmijët tanë për interesimin dhe praninë e tyre të shkëlqyer!